Mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur banori 60 vjeç nga Forina, i cili mbrëmë ishte shpallur i humbur, ndërsa banorët dhe institucionet ishin mobilizuar në kërkim të tij.
Kërkimet kanë vijuar gjatë gjithë natës, ndërsa trupi i pajetë është gjetur në një kanal me ujë në fshat, në zonën ku kompania Bechtel-Enka ka zhvilluar punime për ndërtimin e Korridorit VIII.
Për momentin ende nuk ka indikacione zyrtare se si ka ardhur deri te vdekja e banorit nga Forina.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje misterioze vazhdojnë.

