8 C
Tetovo
E premte, 22 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniLigji për Përfaqësim në Kuvend, Gashi e Qoku në Vatikan te Papa

Ligji për Përfaqësim në Kuvend, Gashi e Qoku në Vatikan te Papa

Në kohën kur një prej projekteve më të rëndësishme të VLEN-it, Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat ka arritur në Kuvend, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dhe shefi i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku kanë zgjedhur të udhëtojnë në Vatikan te Papa.

Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat ishte premtim parazgjedhor i VLEN-it dhe çështje për të cilën është punuar tashmë dy vjet. Ai rregullon për herë të parë me ligj këtë parim të rëndësishëm kushtetues që buron nga Marrëveshja e Ohrit, e të cilin BDI-ja asnjëherë nuk e bëri ligj.

Por në momentin më të rëndësishëm, kur ky ligj arrin në Kuvend, në vend se ta komunikojnë para opinionit, dy figurat më të larta të VLEN-it në Kuvend janë të zënë me udhëtime në Vatikan.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments