8 C
Tetovo
E premte, 22 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniTakimi i shefave të diplomacisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë: Nuk lëshojnë pe!

Takimi i shefave të diplomacisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë: Nuk lëshojnë pe!

Në margjinat e takimit ministror të NATO-s në Helsingborg të Suedisë, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Muçunski, zhvilloi një takim me ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Velislava Petrova.

Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të vendit, përcjell INA.

Në këtë drejtim, ministri Muçunski siç njoftohet nga MOJ, ka theksuar nevojën për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen bilaterale që po pengon hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, duke konfirmuar qëndrimet e Qeverisë se temat që lidhen me gjuhën, identitetin, kulturën dhe historinë maqedonase nuk mund të jenë objekt negociatash.

Ai gjithashtu ngriti çështjen e respektimit të të drejtave të pakicës maqedonase në Bullgari, duke theksuar nevojën për zbatimin e plotë të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Një theks i veçantë u vu mbi rëndësinë e Korridorit 8 dhe nevojën për përshpejtimin e aktiviteteve lidhur me hapjen e pikës kufitare “Klepalo”, si pjesë e rëndësishme e lidhjes infrastrukturore dhe ekonomike rajonale.(INA)

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments