8 C
Tetovo
E premte, 22 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniPajaziti: Një urë e re bashkëpunimi mes Tetovës dhe Gjilanit

Pajaziti: Një urë e re bashkëpunimi mes Tetovës dhe Gjilanit

Në frymën e forcimit të lidhjeve kulturore dhe profesionale, Institucioni Nacional Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë dhe Biblioteka e Qytetit “Fan S. Noli” – Gjilan nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi, duke hedhur themelet e një partneriteti të qëndrueshëm në shërbim të dijes, kulturës dhe lexuesve.
Kjo marrëveshje synon zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta bibliotekare, kulturore dhe shkencore, shkëmbimin e materialeve dhe përvojave profesionale, promovimin e letërsisë dhe autorëve, si dhe avancimin e resurseve digjitale dhe projekteve të përbashkëta në të ardhmen.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje dëshmon përkushtimin e të dy institucioneve për të ndërtuar ura bashkëpunimi, për të promovuar vlerat e përbashkëta kulturore dhe për të krijuar mundësi të reja për zhvillimin e bibliotekarisë në rajon.
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Institucionit Nacional Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë, z. Binas Pajaziti, dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bibliotekës së Qytetit “Fan S. Noli” – Gjilan, z. Qazim Azizi.

Gjilan, 22 maj 2026

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments