Ka filluar fluturimi i tretë dhe i fundit i kthimit për haxhilerët tanë nga rajoni i Tetovës, përcjell tetova1
Aeroplani me besimtarët tanë është nisur nga aeroporti i Medines drejt vendlindjes, duke përmbyllur kështu rrugëtimin e tyre të shenjtë.
Me rastin e nisjes së fluturimit të fundit, Myftinia e BFI Tetovë ka uruar haxhilerët për një udhëtim të qetë dhe të mbarë, duke u lutur që Allahu t’ua ketë pranuar Haxhin dhe të gjitha ibadetet e tyre në vendet e shenjta./tetova1.mk

