Më 12 qershor 2026, në ora 17:40, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme (OVR) Strugë kanë zhvilluar një bisedë zyrtare me personin O.O. (34) nga Struga, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak për sulm fizik.
Sipas informacioneve nga policia, rreth orës 12:00 në një objekt hotelierik (lokal) në Strugë, ai ka sulmuar fizikisht punëtoren e tij, 31-vjeçaren A.S.
Nga MPB informojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.

