Kapiteni Granit Xhaka ka thënë se Zvicra është gati ta nisë kampanjën e Botërorit dhe ka plane të mëdha.
“Jemi më të uritur se kurrë”, ka thënë 33-vjeçari në konferencën për shtyp, para ndeshjes ndaj Katarit që luhet sonte nga ora 21:00 në “Santa Clara”.
“Ne gjithmonë flasim për këtë se do të jetë Kupa e Botës më e mira. Natyrisht, bisedat janë më të lehtat. Por, jemi gati, si mendërisht ashtu edhe fizikisht, dhe duam që ta bëjmë hapin e parë”, ka deklaruar Xhaka.
Në turnetë e kaluar, Zvicra ka arritur deri në çerekfinale.

