8 C
Tetovo
E martë, 16 Qershor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMimoza Musa: VLEN-i u bë një, duke bashkuar energjitë dhe vullnetin politik...

Mimoza Musa: VLEN-i u bë një, duke bashkuar energjitë dhe vullnetin politik të shqiptarëve

Në Kuvendin Themelues të VLEN-it, që u mbajt sot në Tetovë, nënkryetarja e VLEN-it dhe deputetja Mimoza Musa mbajti një fjalim ku foli për rrugëtimin politik të këtij subjekti, sfidat e përballuara dhe vizionin për të ardhmen.

Ajo theksoi se procesi i ndërtimit të VLEN-it nuk ka qenë i lehtë, por se përkushtimi dhe puna e vazhdueshme kanë dhënë rezultatet e tyre.

Fjalimi i plotë i Musës:

“Sot kur po mbajmë Kuvendin themelues të partisë, kujtojmë sfidat dhe peripecitë në të cilat kemi kaluar.

Kthehemi edhe mbrapa në atë që e përshkroi këtë rrugë me gjemba, por edhe shohim para në atë që kemi realizuar dhe çfarë na pret si VLEN.

Kjo rrugë nuk ka qenë aspak e lehtë, na punuan pas shpine, na tradhtuan, por nuk u dorëzuam. U ngjitëm lartë e më lartë dhe këtë e dëshmon sot puna jonë gjatë kësaj qeverisjeje dyvjeçare.

Në afat rekord mblodhëm nënshkrimet për themelimin e partisë, duke iu përgjigjur qartë nevojave të votuesit dhe duke reflektuar peshë politike. Kjo na dha edhe më shumë krah dhe forcë.

Në zgjedhjet parlamentare fituam 107 mijë vota të pastra shqiptare, fituam edhe zgjedhjet lokale, gjithsej 10 komuna. Oponenti ynë mbeti vetëm me disa komuna rurale, duke u dënuar rëndë për ‘letargjinë’ politike.

Më 9 maj mbajtëm Kongresin e parë, ku pesë forca politike tejkaluan dallimet dhe ndërtuam një projekt të përbashkët politik. VLEN-i u bë NJË, duke bashkuar energjitë, potencialin dhe vullnetin politik të shqiptarëve rreth një vizioni të përbashkët.

VLEN sot përfaqëson një alternativë moderne serioze të qendrës së djathtë, të mbështetur mbi vlerat e familjes, punës, meritokracisë, përfaqësimit të grave, zhvillimit ekonomik dhe përgjegjësisë në qeverisje.

Sepse në një kohë kur shumëkush investon në ndarje, ne zgjodhëm bashkimin.

Sepse në një kohë kur politika shpesh matet me interesa të ngushta, ne zgjodhëm interesin qytetar.

Organizimi i fuqishëm në terren ishte një tjetër parakusht për përfaqësim më të mirë dhe për përgjigje më të shpejtë ndaj nevojave në terren.

Qytetarët kishin nevojë për VLEN-in dhe ne po u përgjigjemi me dashamirësi të plotë dhe pietet të lartë. Ata me votë, ne me punë.

Sepse në një kohë kur shumëkush investon në ndarje, ne zgjodhëm bashkimin.

Sepse në një kohë kur politika shpesh matet me interesa të ngushta, ne zgjodhëm interesin qytetar.

Organizimi i fuqishëm në terren ishte një tjetër parakusht për përfaqësim më të mirë dhe për përgjigje më të shpejtë ndaj nevojave në terren.

Qytetarët kishin nevojë për VLEN-in dhe ne po u përgjigjemi me dashamirësi të plotë dhe pietet të lartë. Ata me votë, ne me punë”, përfundoi nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments