Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri, ka përshëndetur mbajtjen e Kuvendit Themelues të VLEN-it, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për konsolidimin e përfaqësimit politik të shqiptarëve në vend.
“Sot, me Kuvendin Themelues, VLEN vulosi një kapitull të ri të përfaqësimit politik shqiptar. Zëri i shqiptarëve buron nga Tetova dhe jehon në çdo cep të vendit, përmes Shkupit e kudo ku kërkohet ndryshimi”, ka shkruar Beqiri.
Ai ka theksuar se VLEN përfaqëson adresën politike të shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, zhvillim dhe dinjitet, duke shtuar se ky bashkim forcon zërin dhe fuqinë politike të shqiptarëve.
“VLEN është zëri, forca dhe adresa e shqiptarëve për ndryshim, zhvillim dhe dinjitet”, ka porositur Beqiri.

