Në ditën e 28-të të protestës qytetarët e nisën nisën grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë në orën 19:00.
Me pankarta në duar për dorëheqjen e qeverisë, ata nisën marshimin, për t’u stacionuar drejt Kryeministrisë, ku për afro tri orë mbajtën dhjetëra fjalime dhe thirrjet kundër klasës politike. E sotmja konsiderohet si protestë kombëtare, pasi kishte edhe prani të diasporës, një pjesë të të cilëve iu dha mundësia të flasin në podiumin e improvizuar.
Pas mbi dy orësh qëndrim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës, një veprim për të cilin janë proceduar dhjetëra protestues në ditët e shkuara.

