8 C
Tetovo
E hënë, 29 Qershor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi, fillon ndërtimin e rrugës Rakovec - Bogovinë: Hapim prespektivë të...

Feti Abazi, fillon ndërtimin e rrugës Rakovec – Bogovinë: Hapim prespektivë të re, për banorët e Rakovecit

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ditën e sotme ka vazhduar me përmbushjen e agjendës së tij programore, e proklamuar me projektet infrastrukturore në fushatën e zgjedhjeve lokale.

Rruga Rakovec – Bogovinë, e premtuar para banorëve të Rakovecit, ka filluar sot fillet e para të ndërtimit. Rreth kësaj trampoline zhvillimore mes dy fshatrave, i pari i Bogovinës, është shprehur:

“Sot po hedhim një hap të rëndësishëm drejt realizimit të një kërkese shumëvjeçare të banorëve të Rakovecit. Me fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Rakovec – Bogovinë, po krijojmë një lidhje më të shpejtë, më të sigurt dhe më funksionale mes këtij fshati malor dhe qendrës së komunës.

Ky projekt nuk do të lehtësojë vetëm lëvizjen e qytetarëve, por do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në zhvillimin ekonomik, turistik dhe bujqësor të zonës përreth, duke hapur perspektiva të reja për banorët e Rakovecit.

Ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të realizuar projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe zhvillojnë çdo cep të Komunës së Bogovinës.

Punojmë sot për një të ardhme më të mirë për të gjithë!”, ka përfunduar, Abazi.

Përpos këtij premtimi, Abazi për fshatin Rakovec, ka paraparë edhe sallën e sportit tek shkolla, kanalizimin, e poashtu planin urbanistik.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments