Zv/ministri i Bujqësisë Albrim Hoxha, së bashku me kryetarin e Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, inspektuan punimet për pastrimin e kanaleve të ujitjes në territorin e komunës.
Punimet realizohen nga SHA Ekonomia e Ujërave, ndërsa në mbështetje të këtij aktiviteti është angazhuar edhe Komuna e Bogovinës, e cila ka vënë në dispozicion mekanizim, punëtorë dhe mjete përmes ndërmarrjes komunale.
“Ky është një shembull i mirë se si bashkëpunimi mes institucioneve qendrore dhe pushtetit lokal sjell rezultate konkrete për qytetarët. Falënderoj kryetarin Feti Abazi për përkushtimin dhe mbështetjen konkrete në realizimin e këtyre punimeve. Vetëm me koordinim dhe angazhim të përbashkët mund të ndërtojmë një sistem ujitjeje më funksional dhe mbështetje më të madhe për fermerët”, ka deklaruar Hoxha.

