8 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Korrik, 2026
BallinaLajmeMaqedoni19-vjeçari nga Xhepçishti kapet duke vozitur pa patentë, i sekuestrohet vetura

19-vjeçari nga Xhepçishti kapet duke vozitur pa patentë, i sekuestrohet vetura

Një 19-vjeçar nga fshati Xhepçishtë i Tetovës është shoqëruar në stacion policor pasi policia konstatoi se po drejtonte një automjet pa e kaluar provimin e vozitjes dhe pa poseduar patentë shofer.

Sipas SPB Tetovë, rasti është zbuluar më 30 qershor, rreth orës 22:50, gjatë një kontrolli të trafikut në rrugën rajonale Ratajë – Leshkë. Zyrtarët policorë nga Njësia Policore e Jegunovcës ndaluan një automjet të tipit “Ford Fiesta” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte E.M. (19).

Gjatë kontrollit u konstatua se i riu po drejtonte automjetin pa e kaluar provimin për patentë shofer, përkatësisht pa poseduar leje drejtimi.

Ai është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa automjeti është sekuestruar përkohësisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës, njofton SPB Tetovë.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments