Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, u pyet sot nga gazetarët nëse mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Ai tha se synim është që kjo qeveri ta kryej mandatin e plotë, mirëpo si parti janë gati në çdo kohë për zgjedhje të reja.
“Ne synojmë një mandat të plotë, domethënë katër vjet. Tani, nëse ka forca politike dhe një shumicë në Parlament, VMRO-DPMNE është gati të shkojë në zgjedhje në çdo kohë”, deklaroi Mickoski.

