8 C
Tetovo
E martë, 7 Korrik, 2026
BallinaLajmeMaqedoniDezinsektimi i dytë në Tetovë do të bëhet më 15 korrik

Dezinsektimi i dytë në Tetovë do të bëhet më 15 korrik

Komuna e Tetovës informon se të mërkurën, më 15 korrik 2026, do të kryhet dezinsektimi i dytë hapësinor në territorin e qytetit, në përputhje me Programin për Zbatimin e Masave të Dezinsektimit, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.

Komuna njofton se aktiviteti do të kryhet nga një operator i autorizuar, sipas planit operativ të miratuar, dhe procesi do të mbikëqyret nga përfaqësues të autorizuar të vetëqeverisjes lokale.

Komuna e Tetovës u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e ekipeve që do të punojnë në terren. Rekomandohet që dritaret e ndërtesave të banimit dhe biznesit të mbahen të mbyllura gjatë spërkatjes, të shmanget qëndrimi i panevojshëm jashtë dhe të ndiqen të gjitha udhëzimet e dhëna nga shërbimet kompetente.

Apel i veçantë u bëhet edhe bletarëve, të cilët duhet të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur kolonitë e bletëve në kohën e duhur, me qëllim shmangien e dëmtimeve të mundshme gjatë trajtimit.

Komuna e Tetovës thekson se dezinsektimi është pjesë e aktiviteteve të rregullta për të zvogëluar numrin e insekteve dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve gjatë periudhës së verës.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments