Me angazhimin e drejtorit të NPK “Mirëmbajtja” Zhelinë, Suad Alili, sot u vu në funksion bunari i ri me ujë të pijshëm, një projekt me rëndësi të veçantë për banorët e Strimnicës.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për Kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, për angazhimin, përkushtimin dhe mbështetjen e tij në funksionalizimin e këtij projekti.
Njëkohësisht, u kërkojmë falje banorëve të Strimnicës për pritjen deri në përfundimin e punimeve dhe i falënderojmë për durimin, mirëkuptimin dhe besimin që treguan gjatë gjithë kësaj periudhe.
Urojmë që ky investim të sigurojë furnizim më të mirë dhe më të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për të gjithë banorët e Strimnicës.

