8 C
Tetovo
E shtunë, 11 Korrik, 2026
BallinaLajmeMaqedoniDrejtori i NPK “Mirëmbajtja”, Suad Alili, nuk ka të ndalur në angazhimin...

Drejtori i NPK “Mirëmbajtja”, Suad Alili, nuk ka të ndalur në angazhimin për zgjidhjen e problemit me furnizimin me ujë në fshatin Strimnicë

Me punë intensive në terren dhe masa konkrete, sot u vendos edhe një pompë e re për rritjen e kapaciteteve të furnizimit me ujë të pijshëm. Ky investim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për stabilizimin e rrjetit të ujësjellësit dhe përmirësimin e shërbimit për të gjithë banorët.

Nën drejtimin e Suad Alilit, ekipet e NPK “Mirëmbajtja” janë të angazhuara çdo ditë në sanimin e defekteve, përforcimin e infrastrukturës dhe realizimin e ndërhyrjeve të nevojshme, me qëllim që qytetarët e Strimnicës të kenë furnizim sa më të rregullt me ujë të pijshëm.

Puna vazhdon pa ndërprerje deri në normalizimin e plotë të gjendjes, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve që të përdorin ujin me përgjegjësi dhe të shmangin çdo keqpërdorim deri në stabilizimin e furnizimit.

Me punë, përkushtim dhe përgjegjësi, NPK “Mirëmbajtja” vazhdon të jetë në shërbim të qytetarëve.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments