8 C
Tetovo
E diel, 12 Korrik, 2026
BallinaLajmeMaqedoniQytetarët lavdërojnë punën e policisë dhe të udhëheqësisë: Tetova ka zot shtëpie

Qytetarët lavdërojnë punën e policisë dhe të udhëheqësisë: Tetova ka zot shtëpie

Pas zhvillimeve të fundit në Tetovë, përfshirë edhe organizimin e protestave që u zhvilluan pa incidente, një numër i madh qytetarësh kanë shprehur vlerësime pozitive për punën e Policisë së Tetovës dhe udhëheqësisë së saj.

Sipas komenteve dhe reagimeve të shumta në rrjetet sociale, qytetarët vlerësojnë angazhimin e policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke theksuar se prania dhe organizimi profesional kanë ndikuar në mbarëvajtjen e protestave pa asnjë incident.

Në reagimet e tyre, qytetarët kanë përmendur edhe kryeshefin Riat Alili, shefin e Krim Policisë Mujdin Beadini dhe komandantin Muhamet Ademi, për të cilët shprehen se kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në luftimin e kriminalitetit të përditshëm dhe në garantimin e rendit publik.

“Tetova ka zot shtëpie”, është një nga komentet që është përsëritur më shpesh në reagimet e qytetarëve, të cilët kërkojnë që angazhimi kundër kriminalitetit dhe për sigurinë publike të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në të ardhmen.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments