Shërbimet doganore në pikën kufitare Tabanoc, gjatë hyrjes në vend, kanë parandaluar një tentativë për kontrabandimin e 348 gramëve stoli ari me vlerë rreth 1.3 milionë denarë.
Rasti u zbulua gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti me të cilin udhëtonte një çift bashkëshortësh, shtetas të Maqedonisë së Veriut me vendbanim në Belgjikë. Në çantën e bashkëudhëtares u gjetën 26 copë stoli ari.
Ndaj saj, Departamenti i Hetimeve pranë Sektorit për Kontroll dhe Hetime ka ngritur kallëzim penal për veprën penale “kontrabandë”, e dënueshme sipas Kodit Penal.
Gjatë këtij viti janë zbuluar gjithsej 13 raste të kontrabandës së arit, ku janë konfiskuar mbi 2.5 kilogramë stoli ari dhe monedha ari. /TS/

