🏅 Krenari për gjithë shqiptarët! 🇦🇱
Pata kënaqësinë dhe nderin të mirëpres në Komunën e Zhelinës nxënësit tanë të talentuar, fitues të medaljeve në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM (Inteligjencë Artificiale), të cilët na bënë krenarë duke përfaqësuar denjësisht shtetin tonë, në mesin e mbi 1.000 garuesve nga më shumë se 55 shtete të botës.
Veçanërisht na gëzon fakti që nxënësit shqiptarë nga Maqedonia e Veriut shkëlqyen në disiplinën Coding, duke fituar pothuajse të gjitha medaljet e arta🥇 në kategoritë e tyre. Ky është një sukses që dëshmon se talenti ynë nuk njeh kufij.
Vizita e tyre në Komunën e Zhelinës ishte një gjest mirënjohjeje për mbështetjen që u kemi dhënë gjatë rrugëtimit të tyre. Ky vlerësim na motivon të vazhdojmë të investojmë në arsim, në talent dhe në rininë tonë, sepse ata janë e ardhmja e vendit tonë.
Urime të përzemërta për të gjithë nxënësit, prindërit, mësuesit dhe mentorin Verim Zhaku, të cilët me përkushtim dhe punë të palodhshme arritën këtë sukses të jashtëzakonshëm.
Ju na bëtë krenarë!
Vazhdoni të synoni majat, sepse Zhelina dhe gjithë kombi shqiptar besojnë tek ju👏🇦🇱

