8 C
Tetovo
E premte, 24 Korrik, 2026
BallinaLajmeMaqedoniAksident me katër vetura në Ilinden, gjashtë persona të lënduar

Aksident me katër vetura në Ilinden, gjashtë persona të lënduar

Më 23.07.2026, në ora 08:10, në SPB Shkup u njoftua se në rr. “8”, në vendbanimin Ilinden të Shkupit, kishte ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh ,,Tojota’’ me targa të Shkupit, të drejtuar nga V.K. (42) nga Ilindeni, një automjeti udhëtarësh ,,Folksvagen Golf’’ me targa të Shkupit, të drejtuar nga D.D. (18) nga Shkupi, një automjeti udhëtarësh ,,Citroën me targa të Shkupit, të drejtuar nga N.V. (32) nga fsh. Miladinovc dhe një automjeti udhëtarësh ,,Fiat’’ me targa të Shkupit, të drejtuar nga S.P.S. (51) nga Shkupi. Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi i automjetit të udhëtarëve ,,Tojota’’ dhe bashkudhëtarja e tij R.K. (65) nga Shkupi, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar bashkudhëtarja tjetër T.K. (36), si dhe shoferi i automjetit ,,Folksvagen Golf’’ dhe bashkëudhëtari i tij 17-vjeçar dhe 32-vjeçarja N.V. e automjetit ,,Citroën’’. Lëndimet u konfirmuan në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza”, në Spitalin “Sh. Naum Ohridsi” dhe në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” në Shkup. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments