8 C
Tetovo
E shtunë, 25 Korrik, 2026
BallinaLajmeMaqedoniNdjekje si në filma, i riu me Jaguar godet një automjet tjetër...

Ndjekje si në filma, i riu me Jaguar godet një automjet tjetër dhe e nxjerr nga rruga

Më datë 25.07.2026 në ora 04:10, në fshatin Pirok të Tetovës, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin A.P. (19) nga fshati Pirok, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Paraprakisht, në ora 03:10, F.R. (28) nga fshati Kamjan ka denoncuar se rreth mesnatës, derisa po lëvizte me automjetin “Volkswagen Golf” në dalje të Tetovës drejt rrugës Tetovë-Gostivar, A.P. me automjetin “Jaguar” ka lëvizur paralelisht me të dhe i ka kërkuar të ndalet, ndërsa te kryqëzimi për në fshatin Kamjan, me një kthim të menjëhershëm me automjet e ka goditur në pjesën e pasme të djathtë të automjetit të tij, duke bërë që të dalë nga rruga.

Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments