Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron për javën e ardhshme ulje të çmimit të derivateve, pas rritjes së fundit e cila çmimin e dizelit e çoi në 98,5 denarë për litër, ndërsa atë të benzinës 93 dhe 95 denarë.
“Tani është shumë herët të flasim, por atë që e shoh është se sot kemi rritje të vogël, dje çmimet lëviznin diku 83-84 dollarë për barel, sot kemi një lëvizje në rritje rreth 87-88, por larg nën 100”.
– “Unë pres që tanimë të hënën të kemi nivelim të ulur të çmimit të benzinës dhe dizelit, por ajo që është me rëndësi që ne si shtet, megjithatë mbetemi shtet me çmimin më të ulur të dizelit dhe atij pa plumb, duke e pasur parasysh se këto janë prodhime që blihen në bursë”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

