8 C
Tetovo
E martë, 4 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoniTalenti shqiptar nga Tetova i shënon Bayernit, Florian Hamzi lë gjurmë në...

Talenti shqiptar nga Tetova i shënon Bayernit, Florian Hamzi lë gjurmë në finalen e turneut ndërkombëtar

Një moment krenarie për futbollin shqiptar vjen nga Gjermania, ku talenti nga Strimnica e Tetovës, Florian Hamzi, realizoi gol ndaj Bayern Munichut në finalen e një turneu ndërkombëtar. Edhe pse skuadra e tij, RSV Eintracht 1949, u mposht me rezultat 3-1, goli i vetëm i ekipit erdhi pikërisht nga këmbët e shqiptarit, i cili u formua në moshat e KF Shkëndija. Hamzi vazhdon të dëshmojë potencialin e tij në futbollin gjerman, ndërsa paraqitja ndaj një prej klubeve më të mëdha në botë është një tjetër sinjal i talentit dhe punës së tij të palodhur. Ish-trajneri i tij te Shkëndija, Fatih Huseini, e ka përgëzuar publikisht Florianin, duke e cilësuar golin si fryt të disiplinës, karakterit dhe përkushtimit të vazhdueshëm, me bindjen se ky është vetëm fillimi i një rruge drejt skenave më të mëdha të futbollit evropian.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments