8 C
Tetovo
E martë, 4 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoniAbazi, nis renovimin e shkollës fillore në Bogovinë: Investojmë në shkolla funksionale...

Abazi, nis renovimin e shkollës fillore në Bogovinë: Investojmë në shkolla funksionale dhe mjedis cilësor në arsim

Komuna e Bogovinës, ka filluar rikonstruimin e brendshëm, në shkollën fillore të Bogovinës.

Në këtë renovim janë përfshirë, lyerja e ambienteve të brendshme, renovimi i nyjeve sanitare, riparimi i dyerve dhe radiatorëve, si dhe pajisja e stafit me dollapë të rinj, ka njoftuar në Facebook Feti Abazi, kryetar i kësaj komune.

Postimi i plotë:

“Vazhdojnë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor!

Komuna e Bogovinës ka nisur punimet për përmirësimin e kushteve në SHFK “Abdyl Frashëri” në Bogovinë. Në kuadër të këtij investimi po realizohen lyerja e ambienteve të brendshme, renovimi i nyjeve sanitare, riparimi i dyerve dhe radiatorëve, si dhe pajisja e stafit me dollapë të rinj.

Sot nga afër inspektuam ecurinë e punimeve, të cilat do të krijojnë kushte më të mira për nxënësit dhe stafin arsimor.

Vazhdojmë të investojmë në shkolla më funksionale dhe një mjedis më cilësor për arsimin në Komunën e Bogovinës”, ka mbaruar, ai.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments