8 C
Tetovo
E mërkurë, 5 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMustafa Dauti: Rritje rekord në Doganë: 14,14 miliardë denarë të hyra vetëm...

Mustafa Dauti: Rritje rekord në Doganë: 14,14 miliardë denarë të hyra vetëm në korrik!

Drejtoria e Doganave në muajin korrik
realizoi nivelin më të lartë historik të arkëtimit mujor të të hyrave, në vlerë prej 14,14 miliardë denarësh, që është 1,5 miliardë denarë ose 11,8% më shumë krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.

Këto rezultate dëshmojnë se sistemi i ndërtuar gjatë dy viteve të fundit ka rritur aftësinë e shtetit për të gjeneruar më shumë të hyra.

Në mënyrë kumulative, nga fillimi i vitit deri në fund të korrikut, Drejtoria e Doganave realizoi 80,5 miliardë denarë, ose rreth 1,3 miliardë euro të hyra, që është 87,6 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments