8 C
Tetovo
E enjte, 6 Gusht, 2026
BallinaLajmeAgim Bislimi emërohet drejtor i ri i Muzeut të Kumanovës, shqiptari i...

Agim Bislimi emërohet drejtor i ri i Muzeut të Kumanovës, shqiptari i parë në krye të institucionit

Agim Bislimi është emëruar drejtor i ri i Institucionit Nacional “Muzeu i Kumanovës”, duke u bërë shqiptari i parë që merr drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore dhe historike në qytet, përcjell Fol

Bislimi është magjistër i ndërtimtarisë dhe ka diplomuar në Fakultetin Arkitekturor-Ndërtimor në Prishtinë. Që nga viti 2009 është pjesë e stafit të IN “Muzeu i Kumanovës”, ku ka ushtruar detyrën e dokumentuesit. Më herët ka punuar edhe në Qeveri dhe në Ministrinë e Kulturës.

Nga Muzeu i Kumanovës bëjnë të ditur se, falë përvojës së tij të gjatë dhe njohjes së mirë të funksionimit të institucionit, fokusi i drejtorit të ri do të jetë modernizimi i veprimtarisë muzeale, përmirësimi i kushteve të punës, mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore, si dhe realizimi i projekteve që do ta afrojnë muzeun me qytetarët, të rinjtë dhe vizitorët.

“IN ‘Muzeu i Kumanovës’ do të vazhdojë të zhvillohet si një institucion bashkëkohor kulturor dhe një ruajtës i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore-historike të rajonit”, thuhet në njoftimin e institucionit.

Agim Bislimi e merr këtë detyrë nga drejtoresha e deritanishme, Marija Zhivaçki. /Fol.mk

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments