8 C
Tetovo
E shtunë, 8 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoniDurmishi: Eksportet në rritje të fuqishme, 827 milionë euro vetëm në qershor

Durmishi: Eksportet në rritje të fuqishme, 827 milionë euro vetëm në qershor

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, njoftoi se eksportet e vendit po shënojnë rritje të ndjeshme, duke vlerësuar se rezultatet dëshmojnë për konkurrueshmëri më të madhe të kompanive vendase dhe depërtim në tregje të reja.

Në qershor të vitit 2026, vlera e eksporteve arriti në 827 milionë euro, që paraqet rritje prej 18,9 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Në gjashtë muajt e parë të vitit, eksportet arritën në 4,36 miliardë euro, ose 7,9 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Rritja e eksporteve është tregues i qartë se kompanitë tona po e rrisin konkurrueshmërinë dhe po depërtojnë me sukses në tregje të reja”, theksoi Durmishi.

Industria e makinerive kryeson me eksporte në vlerë prej 249 milionë euro, ndërsa industria kimike arrin në 224 milionë euro. Kontribut të rëndësishëm kanë edhe industria ushqimore dhe ajo e metaleve.

Sipas Durmishit, 58,5 për qind e eksporteve gjatë gjysmës së parë të vitit janë plasuar në tregjet e Bashkimit Evropian.

Gjermania vazhdon të jetë partneri kryesor tregtar për eksportet, ndërsa rritje është shënuar edhe drejt Bullgarisë, Serbisë, Kosovës dhe Hungarisë. Veçohet Polonia, ku vlera e eksporteve është pothuajse trefishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Durmishi theksoi se Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë mbështetjen e kompanive vendase përmes programeve për konkurrueshmëri, inovacion, modernizim teknologjik dhe ndërkombëtarizim.

“Kjo dëshmon se me politika të mirëfillta dhe mbështetje të vazhdueshme për ekonominë mund të krijojmë mundësi të reja për rritje, investime dhe hapjen e vendeve cilësore të punës”, deklaroi Durmishi.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments