8 C
Tetovo
E hënë, 19 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniNdërron jetë imami dhe profesori universitar nga Gllogja, Nashit ef. Mustafa

Ndërron jetë imami dhe profesori universitar nga Gllogja, Nashit ef. Mustafa

Ka ndërruar jetë imami dhe profesori universitar nga fshati Gllogjë komuna e Tearcës, Nashit ef. Mustafa, i njohur për kontributin e tij në fushën e arsimit islam dhe veprimtarinë fetare, njofton tetova1.

Nashit ef. Mustafa ishte një nga intelektualët fetarë nga treva e Tetovës, i cili një pjesë të rëndësishme të jetës ia kushtoi shërbimit fetar, edukimit dhe studimeve islame.

Ai lindi në fshatin Gllogjë të komuna e Tearcës ku kreu edhe shkollën fillore, ndërsa më pas vazhdoi shkollimin në Medresenë e Prishtinës. Studimet e larta i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Islame në Riad të Arabisë Saudite, në vitin 1982.

Pas përfundimit të studimeve universitare, Mustafa vazhdoi studimet pasuniversitare në Fakultetin e Misionizmit, Devtul-Islam, në Riad, ku në mars të vitit 1986 mori gradën e magjistrit me temën “Islamizmi në Jugosllavi”.

Pas kthimit nga Riadi, ai shërbeu si misionar fetar dhe imam në fshatin e tij të lindjes, Gllogjë, ndërsa ushtroi edhe detyrën e referentit për arsimin fetar pranë Myftinisë së Tetovës.

Përveç angazhimit të tij në shërbimin fetar dhe arsimor, Nashit ef. Mustafa kontribuoi edhe në fushën e publicistikës islame, duke bashkëpunuar me revista të njohura fetare, ndër to “Dituria Islame” në Prishtinë dhe “Hëna e Re”.

Me ndarjen e tij nga jeta, familja, bashkëvendësit dhe komuniteti fetar humbin një personalitet që i kushtoi vite të tëra shërbimit fetar dhe përhapjes së dijes islame.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments