8 C
Tetovo
E hënë, 17 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoniAksident i rëndë në autostradën Shkup-Tetovë: Katër të lënduar nga fshati Palaticë...

Aksident i rëndë në autostradën Shkup-Tetovë: Katër të lënduar nga fshati Palaticë pasi vetura doli nga rruga

Më 16.08.2026, rreth orës 21:45, në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Shkup-Tetovë, në zonën e fshatit Laskarcë të Shkupit, automjeti i pasagjerëve “BMW” me targa të Tetovës, i drejtuar nga E.K. (23) nga fshati Palaticë e Tetovës, ka goditur gardhin mbrojtës dhe ka dalë nga rruga.

​Nga aksidenti, lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi E.K. dhe pasagjerët M.S. (19) si dhe një 15-vjeçar, ndërsa me lëndime trupore ka mbetur pasagjeri E.K. (20), të gjithë nga fshati Palaticë, të konstatuara në Qendrën Urgjente pranë Kompleksit të Klinikave “Nëna Terezë”.
​Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, kurse këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor i SPB Shkup.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments