8 C
Tetovo
E martë, 18 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoniPara shtrenjtimit të ri, disa pika karburanti në Shkup ndaluan shitjen e...

Para shtrenjtimit të ri, disa pika karburanti në Shkup ndaluan shitjen e naftës

Një pjesë e pikave të karburantit në Shkup kanë ndërprerë shitjen e naftës, në prag të shtrenjtimit të ri që hyn në fuqi nga mesnata.

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) vendosi që nga 18 gushti, në orën 00:01, çmimi i naftës të rritet për 6,50 denarë dhe të arrijë në maksimum 98 denarë për litër.

Benzina „Eurosuper BS-95“ do të shitet me çmim deri në 91,50 denarë, ndërsa „BS-98“ deri në 93,50 denarë për litër.

Vendimi i KRRE-së parashikon një rritje mesatare të çmimeve me pakicë të derivateve të naftës prej 4,85 për qind, si pasojë e rritjes së çmimeve referente të derivateve në tregun botëror.

Nga KRRE sqarojnë se çmimet e përcaktuara janë çmime maksimale, që do të thotë se pikat e karburantit mund ta shesin karburantin edhe me çmime më të ulëta.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments