8 C
Tetovo
E premte, 21 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoni43 raste me ethe të Nilit Perëndimor, 34 zona janë me rrezik

43 raste me ethe të Nilit Perëndimor, 34 zona janë me rrezik

Gjithsej 43 raste me ethet e Nilit Perëndimor janë konfirmuar në të gjithë territorin e Maqedonisë, ndërsa në rajonin e Shkupit rastet e para janë regjistruar në komunat Qendër dhe Çair. Siç informoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, është konfirmuar edhe një shpend i ngordhur, korb, i cili kishte ethet e Nilit Perëndimor, ndërsa shpendët e ngordhur mblidhen nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.

Bartës të kësaj sëmundjeje janë mushkonjat, ndërsa në rajonin e Shkupit 34 zona janë me rrezik, prej të cilave 13 me rrezik të lartë.

Zonat me rrezik të lartë janë jashtë zonës urbane, por qytetarët lëvizin edhe në vende të tjera, prandaj masat do të ndërmerren kudo, pavarësisht nëse në një vend është shpallur epidemi e etheve të Nilit Perëndimor apo jo.

Klekovski thotë se zona me rrezik janë rrugët dhe vendbanimet me numër të madh gropash septike, më pas varrezat, për shkak të ujit të ndenjur në vazot dhe pranisë së materialeve organike në to. Grupi i tretë janë deponitë e gomave të vjetra, të cilat janë vend ideal për mushkonjat. Sa i përket kritikave nëse dezinfektimi në terren kundër mushkonjave të rritura dhe larvave është kryer në kohë, nga Qendra për Shëndet Publik përgjigjet:

Ministri Klekovski informoi se dezinfektimi i parë kundër larvave të mushkonjave është kryer më 7 maj. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme u mbajt një takim i Ministrisë së Shëndetësisë me përfaqësues të Qendrës për Shëndet Publik dhe komunave nga i gjithë Shkupi, kryetarët e komunave rurale dhe urbane, me qëllim avancimin e aktiviteteve për përballimin e etheve të Nilit Perëndimor.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments