Në një press-konferencë me gazetarët, i shoqëruar nga zv/ministri i Mbrojtjes Admir Shabani, ministri Agon Ferati, zëvendësministrja e Transportit Kaltrina Zekolli, zëvendësministri e Bujqësisë Albrim Hoxha dhe kabineti i tij komunal. Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka shpallur sot rrugën e Prekovecit të Bogovinës, zyrtarisht të hapur.
“Sot patëm kënaqësinë të përuronim një tjetër projekt të rëndësishëm për Komunën e Bogovinës, rrugën e re të Prekovecit, e cila do të përmirësojë ndjeshëm lidhjen dhe komunikimin mes vendbanimeve, por njëkohësisht do të ndikojë në zhvillimin e zonës përgjatë së cilës kalon.
Shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij projekti, si dhe për të gjithë të pranishmit në ceremoninë e përurimit, veçanërisht ministrin Agon Ferati, zëvendësministren e Transportit znj. Kaltrina Zekolli, e cila vazhdimisht qëndron pranë Komunës së Bogovinës, zëvendësministrin Albrim Hoxha dhe zëvendësministrin Admir Shabani.
Ky është vetëm njëri nga projektet që po realizojmë. Shumë projekte të tjera të rëndësishme na presin përpara!
Uroj që këtë rrugë ta gëzojnë dhe ta shfrytëzojnë për shumë vite qytetarët tanë!”, ka shkruar Abazi, në Facebook.

