Eksperienca dhe profesionalizmi i pilotëve shqiptarë në aviacionin ndërkombëtar meritojnë të vlerësohen mbi bazën e fakteve dhe të karrierave të tyre profesionale.
Një prej shembujve të tillë është Nasfi Mustafi nga Gostivari, i cili, sipas të dhënave të publikuara, ka ndërtuar një karrierë rreth 25-vjeçare në aviacionin ndërkombëtar. Aktualisht, ai ushtron detyrën e kapitenit në Pegasus Airlines, ku fluturon me avionët Airbus A320.
Karriera e tij përfaqëson një shembull të përvojës dhe profesionalizmit të pilotëve shqiptarë, të cilët prej vitesh janë pjesë e aviacionit ndërkombëtar dhe kontribuojnë në ngritjen e emrit shqiptar në këtë profesion.
Në një kohë kur në rrjetet sociale qarkullojnë pretendime të ndryshme për pilotë dhe lloje avionësh që kanë pilotuar, rëndësi ka që informacioni të bazohet në fakte dhe të shmangen ekzagjerimet apo titujt e pambështetur.
Faktet flasin vetë.
Respekt për të gjithë pilotët shqiptarë që me punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre kanë arritur të ndërtojnë karriera të suksesshme në aviacionin ndërkombëtar dhe të ngrenë emrin shqiptar në qiell. /TVGlobi

