8 C
Tetovo
E enjte, 27 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoniAksion i madh policor, midis të arrestuarve edhe një e mitur 16-vjeçare

Aksion i madh policor, midis të arrestuarve edhe një e mitur 16-vjeçare

Katër persona janë privuar nga liria në Shkup gjatë natës së kaluar, pasi oficerët e policisë gjetën dhe konfiskuan marihuanë tek ata.

Nga Departamenti i Punëve të Brendshme Shkup informojnë se aksionet u kryen gjatë natës mes 26 dhe 27 gushtit, në disa lokacione të ndryshme në kryeqytet.

Në ndërhyrjet policore u arrestuan B.I. (29), A.L. (44) dhe një e mitur 16-vjeçare, të gjithë nga Shkupi, si dhe B.B. (35).

Gjatë veprimeve të ndërmarra, tek personat u gjet marihuanë, e cila u konfiskua nga oficerët e policisë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për momentin nuk japin detaje shtesë për rrethanat në të cilat u gjet droga, as nëse personat ishin të lidhur mes tyre.

Rastet janë në fazën e dokumentimit, pas së cilës organet kompetente duhet të ndërmarrin veprime të mëtejshme dhe të paraqiten denoncime të përshtatshme.

Policia vazhdon aktivitetet e drejtuara drejt zbulimit dhe sanksionimit të rasteve të lidhura me tregtinë e paligjshme dhe posedimin e substancave narkotike.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments