8 C
Tetovo
E premte, 28 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFadil Zendeli e fillon mandatin si Ambasador i Maqedonisë në Danimark

Fadil Zendeli e fillon mandatin si Ambasador i Maqedonisë në Danimark

Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Danimarkës, Fadil Zendeli, më 26 gusht 2026 ka dorëzuar letrat kredenciale te Mbreti Frederik X i Danimarkës.

Ceremonia solemne u zhvillua në Pallatin Christiansborg në Kopenhagë, ndërsa pas dorëzimit të letrave kredenciale, ambasadori Zendeli zhvilloi një takim me Mbretin Frederik X. Në takim ishte e pranishme edhe bashkëshortja e ambasadorit, Shkendije Zendeli.

Sipas Zendelit, gjatë takimit u diskutua për gjendjen dhe perspektivat e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Danimarkës, si dhe për gatishmërinë për të kontribuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Gjithashtu, gjatë bisedës u shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet aktuale ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe për mundësitë e shkëmbimit të përvojave në fusha me interes dhe prioritete të përbashkëta.

Zendeli e cilësoi takimin me Mbretin Frederik X si një mundësi për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments