Lideri i partisë “Koncepti Maqedonas”, Petar Bogojeski pretendon se autostradat dhe projektet e reja rrugore po orientohen gjithnjë e më shumë drejt qyteteve me shumicë shqiptare, ndërsa qytetet ku jetojnë shumë maqedonas mbeten në pritje.
Reagimi i Bogojeskit lidhet veçmas me fillimin e ndërtimit të autostradës Shkup- Bllacë të promovuar dje nga Qeveria ku bën pjesë VLEN, duke pyetur se pse e njëjta dinamikë nuk po shihet edhe në pjesët e tjera të vendit.
Në fokus ai vendos aksin Shkup–Veles–Prilep–Manastir–Ohër, por edhe lidhjen Shtip–Strumicë–Dojran, duke kërkuar që këto qytete të mos mbeten jashtë projekteve të mëdha infrastrukturore.
“Është mirë që lidhen qytetet me shumicë shqiptare, por ne duam që edhe qytetet ku jetojnë shumë maqedonas etnikë të jenë të lidhura! A po kuptohemi?!”, shkruan Bogojeski në Facebook.

