8 C
Tetovo
E premte, 28 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoniIseni: Shqiptarët nuk janë përjashtuar nga Akademia Policore, të flasim me fakte...

Iseni: Shqiptarët nuk janë përjashtuar nga Akademia Policore, të flasim me fakte dhe jo me propagandë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar lidhur me debatin për përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e sigurisë, veçanërisht për konkursin për Akademinë Policore, e cila po rikthehet pas 26 vitesh.

Çështja e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet e sigurisë është përgjegjësi që e marrim seriozisht. Për këtë arsye, çdo proces që ndikon në përfaqësimin e shqiptarëve duhet të trajtohet me transparencë, përgjegjësi dhe mbi bazën e fakteve, e jo të shfrytëzohet për përfitime politike.

Pas 26 vitesh, Akademia Policore po rikthehet. Që nga fillimi, ne kemi bërë thirrje të vazhdueshme që sa më shumë të rinj shqiptarë të aplikojnë dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Por sot duhet të flasim me fakte, jo me propagandë.

Interesimi i shqiptarëve për këtë konkurs nuk ka qenë afër pritshmërive tona. Edhe nga ata që kanë aplikuar, një numër nuk janë paraqitur në fazën e testimit, duke u tërhequr faktikisht nga gara.

Prandaj, është e pandershme politikisht të thuhet se shqiptarët janë “përjashtuar”, pa treguar sa kanë aplikuar, sa kanë vazhduar procesin dhe sa kanë plotësuar kriteret e përcaktuara.

Ne nuk do të lejojmë që një proces institucional të shfrytëzohet për të krijuar ndjenjën e përjashtimit te qytetari shqiptarë.

Luftojmë për përfaqësim real, mundësi të barabarta dhe qasje të drejtë në çdo institucion.

BDI-së i them:
Mos e përdorni interesin e shqiptarëve për politikë ditore.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments