8 C
Tetovo
E premte, 28 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoniTemperaturat sot deri në 39 gradë, ndryshim i motit pritet gjatë fundjavës

Temperaturat sot deri në 39 gradë, ndryshim i motit pritet gjatë fundjavës

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare lokale. Gjatë pasdites, në disa vende do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar, kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë nga 15 deri në 24 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPMH).
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të ulet deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 39 gradë.

Gjatë fundjavës, paradite moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa gjatë pasdites në disa vende do të ketë paqëndrueshmëri, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa zona, proceset atmosferike do të jenë në formë stuhie, me reshje të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe mundësi për breshër, njofton DPMH.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments