Policia e Tetovës po shënon rezultate të rëndësishme në luftën kundër kriminalitetit dhe në garantimin e sigurisë për qytetarët. Sipas komandantit të SPB Tetovë, Muhamed Ademi, gjatë kësaj periudhe është arritur një përqindje prej 87% të veprave penale të zbardhura, një rezultat që tregon për angazhim, punë të vazhdueshme dhe efikasitet më të madh të strukturave policore.
Ky rezultat paraqet një tregues të rëndësishëm për punën e policisë në terren dhe për përkushtimin e pjesëtarëve të saj në zbulimin e rasteve dhe përballjen me dukuritë kriminale.
87% zbardhje e veprave penale një rezultat që flet vetë për punën dhe angazhimin e Policisë së Tetovës.

