8 C
Tetovo
E martë, 1 Shtator, 2026
BallinaLajmeMaqedoniDaut Memishi: Vauçer për nxënësit e klasave të para në komunën e...

Daut Memishi: Vauçer për nxënësit e klasave të para në komunën e Tearcës

Me rastin e 1 Shtatorit, kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka vizituar sot shkollat fillore në territorin e komunës, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.Gjatë vizitës, Memishi ka uruar nxënësit, veçanërisht ata që sot për herë të parë ulen në bankat shkollore, si dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në kuadër të mbështetjes për nxënësit më të vegjël, kryetari Memishi ka bërë të ditur se Komuna e Tearcës do të shpërndajë vauçerë për nxënësit që këtë vit fillojnë klasën e parë.

“Uroj që ky vit shkollor të jetë i mbarë, i suksesshëm dhe plot rezultate të mira për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit. Në veçanti, mirëpresim vogëlushët që sot nisin një kapitull të ri në jetën e tyre”, ka uruar Memishi

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments