8 C
Tetovo
E premte, 11 Shtator, 2026
BallinaLajmeMaqedoniAksion i madh i MPB-së: Bastisje në mbi 20 lokacione për falsifikim...

Aksion i madh i MPB-së: Bastisje në mbi 20 lokacione për falsifikim të lejeve të vozitjes

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së sotme po zhvillon një aksion të koordinuar, në kuadër të të cilit po kryhen bastisje në rreth njëzet lokacione.

Sipas informacioneve, aksioni po zhvillohet për shkak të dyshimeve për lëshim të paligjshëm dhe falsifikim të lejeve të ngasjes për kategoritë C dhe D.

​Aktivitetet policore janë të orientuara drejt zbardhjes së plotë të rasteve dhe sigurimit të provave materiale.

​Për momentin nuk jepen detaje për numrin e të dyshuarve apo personave të mundshëm të ndaluar.

​Më shumë informacione për rezultatet e aksionit priten pas përfundimit të tij.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments