Më 10.09.2026 në ora 08:00 në Stacionin Policor të Kamjanit, I.I.(49) nga fshati Kamjan, rajoni i Tetovës, ka raportuar se rreth orës 02:00 në rrugën rajonale Bogovinë-Tetovë, është shkaktuar zjarr në dritaret ekspozuese dhe një pjese të fasadës së objektit të tij afarist. Zjarri është fikur dhe nuk ka persona të lënduar. Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

