8 C
Tetovo
E premte, 11 Shtator, 2026
BallinaLajmeMaqedoniSejdiu: Rrjeti shkollor në fokus: Cilësi, përgjegjësi dhe interes i nxënësve

Sejdiu: Rrjeti shkollor në fokus: Cilësi, përgjegjësi dhe interes i nxënësve

Sfidat e procesit të optimizimit të rrjetit shkollor

Sot, bashkë me kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut, përkrahëm çdo reformë që synon përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe rritjen e efikasitetit në shkollat tona. Megjithatë, optimizimi i rrjetit shkollor duhet të bazohet në analiza të plota, të dhëna reale dhe mbi të gjitha në interesin dhe kualitetin e nxënësve.

Në këtë proces duhet të vlerësohen me kujdes:

▪️ Cilësia e mësimit dhe angazhimi i kuadrit profesional;
▪️ Ndikimi në vendet e punës të mësimdhënësve që do paraqiten si tepricë teknologjike;
▪️ Kostot reale dhe barra financiare ndaj komunave,
▪️ Ndikimi në komunitetet lokale, veçanërisht në zonat rurale.

Komunat do të drejtohen me shkresë zyrtare deri tek MASh që të ketë ndryshime në Ligjin e arsimit fillor dhe të mesëm, si dhe para çdo vendimi të ketë analiza të qarta, përgjegjësi të përcaktuara dhe zgjidhje të qëndrueshme.

Qëllimi i çdo reforme në arsim duhet të jetë i qartë: më shumë cilësi, më shumë siguri dhe kushte më të mira për fëmijët.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments