Sot pata kënaqësinë të takohem sërish me Deputetin Evropian Thomas Waitz, njëherësh raportues i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut.
Si gjithmonë, biseda me z. Waitz ishte e hapur dhe përmbajtësore, me fokus në atë që është më e rëndësishme për vendin tonë: si ta përshpejtojmë rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe si ta shndërrojmë angazhimin tonë evropian në rezultate konkrete.
Diskutuam për reformat që po i zbatojmë me sukses, për sfidat që kemi përpara dhe për nevojën që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të ndërtojë një dialog të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv me institucionet evropiane dhe vendet anëtare.
Në këtë rrugëtim, përgjegjësia jonë është e qartë: të përmbushim me vendosmëri detyrimet tona, të forcojmë besimin e partnerëve evropianë dhe të krijojmë kushtet që vendi ynë të ecë përpara në procesin e integrimit.

