8 C
Tetovo
E premte, 11 Shtator, 2026
BallinaLajmeMaqedoniVLEN: Jakup Huseini për Bërvenicën

VLEN: Jakup Huseini për Bërvenicën

Sot shpallim kandidaturën e Jakup Huseinit për kryetar të Komunës së Bërvenicës

Jakup Huseini është magjistër i shkencave juridike dhe aktualisht punon si nëpunës shtetëror në Komunën e Bërvenicës. Përvoja e tij profesionale dhe puna e drejtpërdrejtë me banorët e kanë bërë të njohë nga afër nevojat, problemet dhe sfidat e Komunës.

Gjatë gjithë angazhimit të tij profesional ka qenë në shërbim të banorëve dhe i përkushtuar ndaj përgjegjësive institucionale.

Përparësia jonë është e qartë: nuk humbim kohë me akomodim. Jakup Huseini e njeh Komunën, administratën, procedurat dhe nevojat e banorëve. Prandaj, nga dita e parë mund të jetë në shërbim të tyre dhe të fillojë punën me përgjegjësi konkrete.

Me këtë kandidaturë, ofrojmë një kandidat me përgatitje juridike, përvojë profesionale dhe njohje të drejtpërdrejtë të Komunës së Bërvenicës.

Nga dita e parë, në shërbim të banorëve të Bërvenicës.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments