Takim i veçantë dhe shumë konstruktiv me ministrin për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Agon Ferati – mikun tim dhe bashkëveprimtarin me të cilin kemi ndarë rrugë, sfida dhe angazhime në periudha të ndryshme.
E urova për detyrën e re dhe për postin e merituar, duke i dëshiruar nga zemra shumë suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme.
Gjatë takimit zhvilluam një bisedë të hapur dhe konstruktive mbi mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona, si dhe për iniciativa që mund të sjellin rezultate konkrete në të ardhmen.

