Në vendin tonë pritet mot pjesërisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu. Në disa pjesë të luginës, reshjet lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të bollshme, mbi 15 litra për metër katror, të shoqëruara me bubullima dhe erëra të forta.
Sot, temperatura minimale do të zbresë deri në 19 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë 26 gradë.
Edhe nesër moti do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje të herëpashershme. Në disa zona priten rrebeshe të shoqëruara me bubullima dhe erëra të forta nga veriu, të cilat mund të arrijnë shpejtësinë mbi 40 kilometra në orë.
Temperaturat gjatë ditës do të shënojnë rënie. Pas kësaj, pritet një periudhë me mot kryesisht me diell dhe vranësira të ulëta deri në mesatare. Të martën dhe të enjten sërish do të ketë kushte për reshje shiu.
Në përgjithësi, do të fryjnë erëra të moderuara, ndërsa përgjatë lumit Vardar ato herë pas here do të jenë të forta, nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi deri në 40 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 27 deri në 33 gradë Celsius.

