8 C
Tetovo
E enjte, 1 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi: Sanuam 10 km rrugë malore, prej Rakoveci drejt kanalit, po...

Feti Abazi: Sanuam 10 km rrugë malore, prej Rakoveci drejt kanalit, po lehtësojmë qasjen për në Bjeshkët tona

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka njoftuar në faqen e tij officiale, se ditën e sotme ka sanuar deri në 10 kilometra rrugë malore, prej Rakovecit drejt kanalit, duke lehtësuar qasjen drejt Bjeshkëve.

Postimi i plotë, nga Feti Abazi:

“Më shumë qasje dhe kushte më të mira në bjeshkët tona!

Sot përfunduam mbi 10 ditë punë intensive në sanimin e rrugëve malore, ku mbi 10 km rrugë janë bërë më të kalueshme.

Rruga nga Rakoveci drejt kanalit, një arterie e rëndësishme për të gjithë komunitetin, tashmë ofron qasje më të lehtë për blegtorët dhe vizitorët e bjeshkëve tona.

Vazhdojmë të kujdesemi për infrastrukturën dhe të krijojmë kushte më të mira për të gjithë!”, ka shkruar, Abazi.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments