Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka njoftuar në faqen e tij officiale, se ditën e sotme ka sanuar deri në 10 kilometra rrugë malore, prej Rakovecit drejt kanalit, duke lehtësuar qasjen drejt Bjeshkëve.
Postimi i plotë, nga Feti Abazi:
“Më shumë qasje dhe kushte më të mira në bjeshkët tona!
Sot përfunduam mbi 10 ditë punë intensive në sanimin e rrugëve malore, ku mbi 10 km rrugë janë bërë më të kalueshme.
Rruga nga Rakoveci drejt kanalit, një arterie e rëndësishme për të gjithë komunitetin, tashmë ofron qasje më të lehtë për blegtorët dhe vizitorët e bjeshkëve tona.
Vazhdojmë të kujdesemi për infrastrukturën dhe të krijojmë kushte më të mira për të gjithë!”, ka shkruar, Abazi.

